Në Bjellorusi mbahen zgjedhjet presidenciale

Në zgjedhje marrin pjesë pesë kandidatë, përfshirë edhe presidentin aktual, Aleksander Lukashenko, i cili lufton për mandatin e 6-të.

1469672
Në Bjellorusi mbahen zgjedhjet presidenciale

Bjellorusët votojnë sot për presidentin e ri të vendit, pasi mandati i Presidentit, Aleksander Lukashenko mbaron këtë vit.

Sipas një deklarate nga Komisioni Qendror Zgjedhor, në vend janë të regjistruar 6.844.932 votues dhe procesi i votimit kryhet në 5.767 vendvotime, 44 prej të cilave janë hapur jashtë vendit.

Votimi filloi në 08.00 me orën lokale dhe do të përfundojë në 20:00.

Zgjedhjet ndiqen nga rreth 50.000 vëzhgues bjellorusë dhe 248 vëzhgues të huaj.

Përveç presidentit aktual Aleksander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale garojnë bashkëkryetari i Lëvizjes “Govori Pravdu” (Thuaj të vërtetën) Andrei Dmitriev, ish-deputetja e Dhomës së Ulët të Parlamentit Bjellorus Ana Kanopatskaya, kreu i partisë social demokrate “Gramada” të Bjellorusisë, Sergey Cherechen dhe Svetlana Tihanovskaya.

Mandati i Aleksander Lukashenkos, i cili në Bjellorusi postin e presidentit e mban që nga viti 1994 duke u zgjedhur 5 herë, përfundon këtë vit.

Zgjedhjet e fundit presidenciale në vend ishin mbajtur në vitin 2015 dhe në këto zgjedhje Lukashenko ishte rizgjedhur me 83,49 për qind të votave.



Lajme të ngjashme