Kryeministri libanez do të kërkojë zgjedhje të parakohshme

"Unë do të paraqes p/ligjin për zgjedhje të parakohshme në mbledhjen e kabinetit të hënën", u tha të shtunën gazetarëve Kryeministri i Libanit, Hasan Diab.

1469560
Kryeministri libanez do të kërkojë zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Libanit, Hasan Diab, njoftoi se do të paraqesë p/ligjin për zgjedhje të parakohshme në mbledhjen e kabinetit që do të mbahet të hënën.

 

Për shkak të protestave që mbahen në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Bejrutit kundër krizës ekonomike, rrugët që të çojnë në ndërtesën e parlamentit janë mbyllur prej muajsh me barriera hekuri dhe betoni.

Kryeministri libanez Diab foli para kamerave ndërkohë që protestat vazhdonin dhe u tha gazetarëve se rruga e vetme për të dalë nga kriza është shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

"Unë do të paraqes p/ligjin për zgjedhje të parakohshme në mbledhjen e kabinetit të hënën", tha Diab, duke shtuar se vendi po kalon një proces të jashtëzakonshëm.

Duke u bërë thirrje të gjitha partive politike të pajtohen, Diab tha se "ne nuk kemi shumë kohë, unë jam gati të marr përgjegjësinë për këta 2 muaj derisa të gjitha partitë politike të arrijnë një mirëkuptim".

Kryeministri libanez tha se shpërthimi në Portin e Bejrutit ishte pasojë e keqadministrimit dhe korrupsionit që po ndodh me vite, dhe shtoi: "Të gjithë përgjegjësit për shpërthimin do të japin llogari. Kjo fatkeqësi nuk do të mbetet e pandëshkuar. Hetimi do të zgjerohet në mënyrë që të përfshijë të gjithë ata që kanë lidhje me shpërthimin".

Libani ka pësuar një fatkeqësi aq të madhe, saqë e ka të vështirë që të përballet i vetëm me të. Çështjet politike duhet të lihen mënjanë dhe duhet të merret përgjegjësi kombëtare, tha kryeministri Diab.

Sipas Ministrisë Libaneze të Shëndetësisë, të paktën 158 njerëz kanë vdekur deri më tani dhe mbi 6.000 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i së martës [4 gusht], i cili shkatërroi disa pjesë të kryeqytetit libanez.

Megjithatë, numrat do të rriten përderisa vazhdojnë përpjekjet për të gjetur persoant e zhdukur.

Tragjedia ka ardhur në një kohë kur Libani po përjeton krizën e tij më të keqe ekonomike.

 


Lajme të ngjashme