Amerika do ta reduktojë numrin e trupave në Afganistan

ShBA-ja do të ulë nën 5.000 numrin e trupave në Afganistan deri në fund të nëntorit, i tha televizionit “Fox News” Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes (Pentagon), Mark Esper.

1469732

Zyrtarët e Pentagonit do të informojnë Kongresin për planin dhe "SHBA-ja duhet të sigurohet që nuk ka ndonjë kërcënim terrorist kundër saj kur të largohet nga Afganistani", shtoi shefi i Pentagonit.

Ndërkaq, më 4 gusht, presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë për “Axios” se Shtetet e Bashkuara janë tërhequr në një masë të konsiderueshme nga Afganistani dhe se numri i trupave atje së shpejti do të ulet në 8.000.

“Vazhdojnë bisedimet për tërheqjen e ushtarëve tanë. Deri në datën e zgjedhjeve [presidenciale të nëntorit] numri i ushtarëve amerikanë në Afganistan do të reduktohet deri në 4-5 mijë”,- u shpreh Trump, por nuk dha një datë të saktë se kur do të fillojë procesi i tërheqjes.

Lajme të ngjashme