SHBA – Trump: Unë jam personi i fundit që Rusia dëshiron në Zyrën Ovale

Duke vlerësuar rendin e ditës gjatë një konference shtypi në Nju-Xhersi, Presidenti i SHBA-së tha se Donald Trumpi është personi i fundit që Rusia dëshiron të shohë në Zyrën Ovale.

1469344
SHBA – Trump: Unë jam personi i fundit që Rusia dëshiron në Zyrën Ovale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vlerësoi rendin e ditës gjatë një konference shtypi të premten nga rezidenca e tij në Bedminster, qytezë në shtetit e Nju-Xhersi.

Trump u ndal veçanërisht mbi pretendimet se Rusia, Irani dhe Kina po bëjnë tentativa për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Sipas mendimit tim, unë jam personi i fundit që Rusia dëshiron të shohë në Zyrën Ovale, sepse askush nuk ishte treguar kaq i ashpër sa unë kundër Rusisë”, deklaroi ai.

Lideri amerikan theksoi se shumë hapa janë ndërmarrë kundër Rusisë dhe Kinës që prej fillimit të mandatit të tij e deri më sot.

“Kina do të donte që ne të kishim një zgjedhje ku Donald Trumpi të humbiste kundër gjumashit Joe Biden. Ata do të ëndërronin që të zotëronin vendin tonë. Nëse Joe Biden do të ishte president, Kina do të sundonte vendin tonë”, u tha ai gazetarëve në Nju-Xhersi.

Sipas tij, Irani gjithashtu do të donte ta shohë atë të humbasë zgjedhjet në nëntor.

“Nëse fitojmë dhe kur të fitojmë, ne do të bëjmë marrëveshje me Iranin shumë shpejt. Ne do të bëjmë marrëveshje me Korenë e Veriut shumë shpejt. Në rast se unë nuk do t'i kisha fituar zgjedhjet në vitin 2016, vendi ynë do të ishte në luftë me Korenë e Veriut. Ne, realisht, kemi një marrëdhënie me Korenë e Veriut”, shtoi presidenti amerikan.

Trumpi nënvizoi po ashtu se do të shohë me kujdes informacionet e shërbimeve sekrete mbi përpjekjet e 3 vendeve të lartpërmendura për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale dhe përsëriti se rreziku më i madh i këtyre presidencialeve është votimi me postë.



Lajme të ngjashme