Rëndohet bilanci i shpërthimit në Bejrut: 135 të vdekur

Është rritur në 135 bilanci i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm i së martës në kryeqytetin Bejrut të Libanit.

1467935
Rëndohet bilanci i shpërthimit në Bejrut: 135 të vdekur

 

“Numri i të vdekurve nga shpërthimi në Portin e Bejrutit është rritur në 135. Gjithashtu kemi 5.000 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur nën rrënoja”, deklaroi ministri i Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hassan,gjatë një prononcimi për televizionin shtetëror.

Kurse ministri libanez i Ekonomisë dhe Tregtisë, Raoul Nehme, iu përgjigj pretendimeve se shpërthimi në Portin e Bejrutit do ta çojë vendin në një krizë mielli dhe buke.

“Jemi të sigurt që sasia e miellit në treg do të plotësojë nevojën për një kohë të gjatë. Nuk ka krizë mielli dhe buke”, tha ai.

Si pasojë e shpërthimit të së martës në Portin e Bejrutit, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes së Libanit e shpalli kryeqytetin e vendit një “zonë fatkeqësie”.



Lajme të ngjashme