Liban – Numri i të vrarëve në shpërthimin në Bejrut arriti në 25

2 mijë e 200 persona u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në afërsi të portit të Bejrutit.

1467058
Liban – Numri i të vrarëve në shpërthimin në Bejrut arriti në 25

Numri i personave të vrarë në shpërthimin që ndodhi në kryeqytetin Bejrut u rrit në 25.

Ndërsa 2 mijë e 200 persona u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në afërsi të portit të Bejrutit, shtëpia e ish-Kryeministrit Saad Al-Hariri dhe godinat përreth pësuan dëme të mëdha.

Bëhet e ditur se ka ende njerëz nën rrënojat e një ndërtese 3 katëshe të rrënuar nga shpërthimi.

Nga shpërthimi u dëmtua edhe godina e qeverisë, ndërsa në depon ku ndodheshin mjetet shpërthyese në portin e Bejrutit shpërtheu zjarr.

Drejtoria e Policisë njoftoi se shpërthimi ndodhi në depon ku mbaheshin mjetet e sekuestruara shpërthyese.

Ndërkohë, ambasada e Kazakistanit në Bejrut njoftoi se ambasadori Yerzhan Kalekenov është plagosur dhe se është dëmtuar edhe godina e ambasadës.

Nga ana tjetër, zyrtarët izraelitë, të cilët nuk donin që emrat e tyre të zbuloheshin, pretenduan që Tel-Aviv nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin në Bejrut.

Në deklaratat e tyre për shtypin vendor zyrtarët mohuan lidhjen e Izraelit me incidentin, duke thënë se shpërthimi mund të ishte një aksident.



Lajme të ngjashme