Izraeli liron Prefektin e Jerusalemit Lindor

Pas ndalimit dy-javor, një gjykatë izraelite ka urdhëruar lirimin e Prefektit të Jerusalemit Lindor, Adnan Ghaith.

1466902
Izraeli liron Prefektin e Jerusalemit Lindor

Pas ndalimit dy-javor, një gjykatë izraelite ka urdhëruar lirimin e Prefektit të Jerusalemit Lindor, Adnan Ghaith.

Ghaith u arrestua nga forcat izraelite më 19 korrik pas një bastisjeje në shtëpinë e tij në Jerusalemin Lindor.

Akuzat kundër Prefektit mbeten të paqarta.

Zyra e Prefektit njoftoi se Ghaith do të lirohet me kusht që ai të mos komunikojë me oficerin e inteligjencës palestineze në Jerusalemin Lindor, Jihad al-Faqih dhe as me udhëheqësin e grupit Fatah në Al-Eizariya, Sami Abu Ghalia.

Autoritetet izraelite muajve të fundit kanë intensifikuar bastisjet e tyre ndaj aktiviteteve dhe figurave palestineze në Jerusalemin e pushtuar Lindor.

Ligji ndërkombëtar vazhdon ta konsiderojë Jerusalemin Lindor, së bashku me të gjithë Bregun Perëndimor, si "territore të pushtuara" dhe të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike atje i konsideron si të paligjshme. (AA)



Lajme të ngjashme