Izraeli godet objektivat ushtarake të regjimit të Esadit në lartësirat e Golanit

Avionët luftarakë dhe helikopterët izraelitë sulmuan objektivat e ushtrisë së regjimit të Beshar Esadit të vendosur në jug të kryeqytetit të Sirisë Damask.

1466886
Izraeli godet objektivat ushtarake të regjimit të Esadit në lartësirat e Golanit

Avionët luftarakë dhe helikopterët izraelitë sulmuan objektivat e ushtrisë së regjimit të Beshar Esadit të vendosur në jug të kryeqytetit të Sirisë Damask.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Andraee në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale tha se avionët luftarakë dhe helikopterët izraelitë goditën objektivat e regjimit në jug të Sirisë në përgjigje të një përpjekje për të sulmuar me mjete shpërthyese në jug të lartësirave të pushtuara të Golanit.

Adraee tha se gjatë sulmit u qëlluan qendrat komanduese të ushtrisë së regjimit, bazat ushtarake, raketat tokë-ajër dhe pikat e mbikëqyrjes dhe inteligjencës.

Zëdhënësi shtoi se Izraeli do të vazhdojë të kundërpërgjigjet për sulmet ndaj tij, ndërsa regjimin e Esadit e mbajti përgjegjës për aktet e kryera nga territoret e Sirisë drejtë Izraelit.

Nga ana tjetër, Agjencia e Lajmeve SANA e regjimit të Esadit deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore iu përgjigjën sulmeve izraelite në zonën rurale në jugperëndim të Damaskut.

Hidai Zilberman, një zëdhënës tjetër i ushtrisë së Izraelit, tha në një deklaratë për shtyp se mbrëmë një grup prej 4 personash u përpoqën të sulmonin objektivat izraelit duke kaluar kufirin mes Sirisë dhe Izraelit, ndërsa njoftoi se anëtarët e grupit në fjalë u vranë.

Ndërsa Zilberman nuk dha informata se cilës anë i përket grupit në fjalë, ai deklaroi se Izraeli mund t'i përgjigje këtij sulmi.

 


Lajme të ngjashme