Imran Khan: Skenari më i keq për rajonin është një konflikt i drejtpërdrejtë Iran-Arabi Saudite

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, deklaroi të martën herët se një konflikt direkt ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite është “skenari më i keq për rajonin”.

1466676
Imran Khan: Skenari më i keq për rajonin është një konflikt i drejtpërdrejtë Iran-Arabi Saudite

 

Gjatë një prononcimi për kanalin televiziv panarab “Al-Jazeera”, me seli në Katar, Imran Khan vlerësoi qasjen e vendit të tij për Lindjen e Mesme.

“Skenari më i keq për rajonin është një konflikt i drejtpërdrejtë ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite”, tha ai.

Pasi vuri në pah se vendi i tij po përpiqet ta parandalojë këtë gjë, Khan vijoi me këto fjalë: “Ndërmjetësimi ynë midis Teheranit dhe Riadit vazhdon, por përparon ngadalë.”

Shefi i qeverisë pakistaneze u ndal gjithashtu mbi diskriminimin, me të cilin përballen myslimanët në Indi.

“Ajo çfarë po ndodh me myslimanët në Indi është e ngjashme me atë që hebrenjtë përjetuan në Gjermaninë Naziste”, u shpreh ai.

Khan potencoi se vendi i tij po përpiqet të çojë paqe në Jemen dhe i përshkroi ngjarjet në rajon si një “krizë humanitare”.

Mes të tjerash, kryeministri pakistanez foli edhe për marrëdhëniet bilaterale me Turqinë.

“Ne duam të thellojmë marrëdhëniet tona me Turqinë duke rritur bashkëpunimin ekonomik mes nesh”, saktësoi Khan.



Lajme të ngjashme