“Le Monde”: Erdogan është hakmarrë për Traktatin e Sevrës

Gazeta franceze "Le Monde" bën të ditur se data e hapjes së Xhamisë së Madhe të Shën-Sofisë për adhurim nuk është rastësi dhe rikujton se24 korriku ishte përvjetori i 97-të i nënshkrimit të Traktatit të Sevrës.

1466125
“Le Monde”: Erdogan është hakmarrë për Traktatin e Sevrës

Gazeta franceze “Le Monde” shkruan se Presidenti Recep Tayyip Erdogan është hakmarrë për Traktatin e Sevrës.

Në lajmin që gazeta “Le Monde” përcjell me titull “Hakmarrja e Erdoganit për Traktatin e Sevrës pas 1 shekulli”, shkruhet se Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri i Libisë, Fayiz Es-Serraxh kishin nevojë për një vend të lavdishëm dhe historik ku do të nënshkruanin një marrëveshje të paharrueshme që do të ndryshojë lojën strategjike në Afrikën Veriore dhe Mesdhe.

Gazeta bën të ditur se vendi më i përkryer për këtë ka qenë Pallati Dollmabahçe (Stamboll), ku Erdogan dhe Serraxh gjatë periudhës nëntor 2019-shkurt 2020 u takuan 4 herë në lidhje me marrëveshjen në fjalë.

Në lajm, ku thuhet se qeveria e Tripolit ka pranuar parimin e përkufizimit të juridiksionit detar "për t’i përmbushur ambiciet e AnkarasëMesdheun Lindor" në këmbim të ndihmës ushtarake dhe logjistike për Libinë, rikujtohet se Erdogan pas takimit të dytë me Serraxh në Pallatin Dollmabahçe më 16 dhjetor 2019 ka thënë se “Në sajë të kësaj marrëveshjeje ushtarake dhe energjetike kemi prishur Traktatin e Sevrës”, ndërsa u komentua që Erdogan mendon se është hakmarrë për traktatin në fjalë.

Në mes të tjerash në lajm theksohet se Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë mbështetur organizatës separatiste terroriste YPG/PKK për të luftuar kundër organizatës terroriste DAESHSiri.

Gazeta në lajmin e saj bën të ditur se Turqia, pas tentativës së dështuar për grusht shtet të ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste FETO, ka zhvilluar një luftë intensive kundër PKK-së në kufirin me Sirinë.

“Në sytë e Erdoganit dhe partnerëve të tij të ekstremit të djathtë, qëllimi është t’i shmangen kurthit të ri të Traktatit të Sevres pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti”, shkruan gazeta “Le Monde”.

Në lajm gjithashtu thuhet se data e hapjes së Xhamisë së Madhe të Shën-Sofisë për adhurim nuk është rastësi, ndërsa rikujtohet se 24 korriku ishte përvjetori i 97-të i nënshkrimit të Traktatit të Sevrës.

 


Lajme të ngjashme