Izrael – Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Netanyahu

Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Netanyahu me arsyetim se qeveria ka keqmenaxhuar epideminë e COVID-19 dhe akuzat për korrupsion kundër tij.

1465716
Izrael – Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Netanyahu

Mijëra njerëz në Izrael protestuan kundër Kryeministrit Benyamin Netanyahu me arsyetimin se qeveria ka keqmenaxhuar luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) dhe akuzës së ngritur kundër tij për korrupsion.

Në lajmin që përcjell gazeta “Haaretz” në ueb faqen e saj thuhet se protestat e organizuara në 260 pika të ndryshme të vendit, me në krye në Jerusalem dhe Tel-Aviv, me kërkesë për dorëheqjen e Netanyahut, po vazhdojnë edhe sot.

Tranmetuesi publik i Izraelit (KAN) raportoi se mijëra njerëz u mblodhën para rezidencës së Kryeministrisë në Jerusalem.

Protestat në Izrael, ku kërkohet dorëheqja e Netanyahut po mbahen për më shumë se dy muaj.

 


Lajme të ngjashme