UNSMIL: 106 civilë të vrarë është bilanci i luftimeve në 3 muajt e fundit në Libi

Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL) njofton në një raport të fundit se 106 civilë janë vrarë dhe 252 civilë janë plagosur në përleshjet që kanë ndodhur në vend në muajt prill, maj dhe qershor të këtij viti.

1464992
UNSMIL: 106 civilë të vrarë është bilanci i luftimeve në 3 muajt e fundit në Libi

Sipas raportit të UNSMIL, numri i viktimave dhe vdekjeve civile është rritur me 173 për qind në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë të 2020.

Bëhet e ditur se arsyeja kryesore e rritjes kaq të madhe të humbjeve janë luftimet në tokë, pastaj vijnë humbjet e shkaktuara nga mbetjet e lëndëve plasëse dhe eksplozivëve në zonat e konfliktit dhe sulmet ajrore.

Megjithë thirrjet e OKB-së dhe shumë shteteve anëtare të saj për ndërprerjen e armiqësive, grupet e armatosura nuk i kanë respektuar rekomandimet dhe humbjet janë shtuar me shpejtësi. Misioni Mbështetës [i OKB-së] në Libi ka përsëritur thirrjen drejtuar të gjitha palëve që të ndërpresin të gjitha operacionet ushtarake me qëllim mbrojtjen e civilëve dhe ndërmarrjen e masave kundër kërcënimit të civilëve nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19), si dhe të respektojnë të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe ligjin humanitar, thuhet ndër të tjera në raportin e OKB-së.

 


Lajme të ngjashme