SHBA – Trump propozon shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale për shkak të COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri thirrje të enjten për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit për shkak të llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1464786
SHBA – Trump propozon shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale për shkak të COVID-19

 

Trumpi e bëri këtë propozim për shtyrjen e presidencialeve të 3 nëntorit përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Twitter”.

“Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Të shtyjmë zgjedhjet deri në momentin që njerëzit të mund të votojnë normalisht, në siguri të plotë?”, shkroi ai në median sociale.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është në shënjestër të kritikave për numrin e lartë të viktimave dhe problemeve ekonomike në rritje si pasojë e pandemisë COVID-19.

Sondazhet e fundit tregojnë gjithashtu se Trumpi renditet pas rivalit demokrat Joe Biden në disa shtete të SHBA-së.



Lajme të ngjashme