Serdar Denktas shpall kandidaturën për presidencialet në Republikën Turke të Qipros së Veriut

Deputeti i Partisë Demokrate (DP) nga zona elektorale e Lefkoshës, në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Serdar Denktas, njoftoi të enjten se do të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale të 11 tetorit.

1464736
Serdar Denktas shpall kandidaturën për presidencialet në Republikën Turke të Qipros së Veriut

 

Serdar Denktas, djalë i Presidentit Themelues të RTQV-së, Rauf Denktas, deklaroi gjatë një konference shtypi në Lefkoshë se zgjedhjet presidenciale turkoqipriote prodhojnë rezultate shumë më të ndryshme nga zgjedhjet parlamentare.

Ai tha se do të punojë fuqishëm për të mbrojtur interesat e turqve qipriotë në Ishull e në rajon dhe për të garantuar pozicionin e tyre të merituar në arenën ndërkombëtare.

Zgjedhjet presidenciale në RTQV, planifikuar fillimisht për t'u mbajtur më 26 prill, u shtynë për në 11 tetor nga Kuvendi Republikan në kuadër të masave kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Përpara se zgjedhjet presidenciale të shtyheshin, kandidatë ishin shpallur Kryeministri Ersin Tatar nga Partia e Bashkimit Kombëtar (UBP), Tufan Erhurman nga Partia Republikane Turke (CTP) dhe Erhan Arikli nga Partia e Rilindjes (YDP).

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Kudret Ozersay, gjithashtu pati dhënë dorëheqjen nga kryesia e Partia Popullore (HP) dhe kishte njoftuar se do të garonte si kandidat i pavarur.

Një tjetër kandidat i pavarur ishte shpallur edhe Mustafa Akinci, president aktual i RTQV-së.



Lajme të ngjashme