Ushtria egjiptiane përdor fotografi të rreme në njoftimin për stërvitje detare

Ushtria egjiptiane njoftoi duke përdorur fotografi të rreme për një stërvitje të përbashkët detare me Francën.

1461938
Ushtria egjiptiane përdor fotografi të rreme në njoftimin për stërvitje detare

Ushtria egjiptiane njoftoi duke përdorur fotografi të rreme për një stërvitje të përbashkët detare me Francën.

Sipas një deklarate të bërë nga gjenerali Tamir Er-Rifai, zëdhënësi i Ushtrisë së Egjiptit në llogarinë e tij në median sociale, në rajonin e Mesdheut u mbajt një stërvitje e përbashkët detare me pjesëmarrjen e fregatave të Egjiptit dhe Francës.

Në foton e postuar së bashku me deklaratën zyrtare për stërvitjen e përbashkët, u vërejt se fregata me flamurin egjiptian u shtua më vonë në fotografinë me fregatën franceze “Aconit F713” me metodën e redaktimit të fotografive.

Duket se fotografia origjinale e fregatës franceze është postuar në faqen zyrtare të Marinës Amerikane dhe daton nga 19 Shtator 2013.

Në shënimin, i cili gjithashtu përfshin detaje të fotografisë në këtë faqe interneti, bëhet e ditur se fotografia është bërë nga Specialisti i Komunikimit Masiv të Marinës së SHBA-së, Darien G. Kenney gjatë stërvitjes së përbashkët SHBA-Francë në Mesdhe (Passex) dhe tregon uljen e helikopterit amerikan “MH-60R Sea Hawk” në bordin e fregatës franceze “Aconit F713”.

Në fotografinë origjinale nuk ndodhet asnjë fregatë egjiptiane.

 


Lajme të ngjashme