Siri – 2 civilë vdesin nga sulmi në provincën veriore Rasulayn

Sipas përcaktimeve të para 2 civilë janë vrarë në një sulm terrorist me autobombë në provincën Rasulayn në veri të Sirisë, që kontrollohet nga opozitarët ushtarakë.

1460577
Siri – 2 civilë vdesin nga sulmi në provincën veriore Rasulayn

Si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një makinë të parkuar pranë ndërtesës së parlamentit lokal në qendër të qytetit janë plagosur 7 persona, në mesin e të cilëve ka edhe pjesëtarë të policisë ushtarake lokale.

Bizneset pësuan dëme materiale si pasojë e sulmit terrorist.

Forcat lokale të sigurisë filluan hetimet në vendin e ngjarjes dhe pista e hetimit është fokusuar në mundësinë e kryerjes së sulmit nga organizata terroriste YPG/PKK.

Rasulayni u spastrua nga terroristët përmes operacionit “Burimi i Paqes”, i kryer më 12 tetor 2019 nga Forcat e Armatosura Turke së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane në veri të Sirisë.

Organizata terroriste YPG/PKK organizon shpesh sulme terroriste në provincat Rasulayn dhe Tel-Abyad nga provincat Ayn Isa dhe Tel Temir, të cilat organizata vazhdon t’i mbajë të okupuara.



Lajme të ngjashme