Ushtria e Azerbajxhanit rrëzon dy dronë të Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar dy mjete ajrore pa pilotë (dronë) të Armenisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.

1458852
Ushtria e Azerbajxhanit rrëzon dy dronë të Armenisë

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se është goditur dhe rrëzuar droni i Armenisë që po bënte fluturim zbulimi mbi pozicionet e Azerbajxhanit në vijën e frontit në drejtim të rajonit Agdam.

Ndërsa droni tjetër është qëlluar dhe rrëzuar nga ushtarët azerbajxhanas teksa po kryente fluturim të ngjashëm në drejtim të rajonit Tovuz, vijon komunikata.

 


Lajme të ngjashme