OKB: Përshkallëzimi i konfliktit Azerbajxhan-Armeni do të ishte katastrofik

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi të hënën se përshkallëzimi i konfliktit ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë do të çonte në katastrofë.

1458944
OKB: Përshkallëzimi i konfliktit Azerbajxhan-Armeni do të ishte katastrofik

Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, deklaroi të hënën në konferencën e përditshme për shtyp se ata po e ndjekin me shqetësim të thellë tensionin Azerbajxhan-Armeni.

“Një konflikt i madh ndërmjet dy vendeve do të ishte katastrofik”, tha Dujarric duke u bërë thirrje Bakusë dhe Erevanit për vetëpërmbajtje maksimale.

Më 12 korrik, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit në zonën kufitare të Tovuzit duke përfshirë edhe të shtëna me artileri të rëndë, por u detyrua të tërhiqej pas humbjeve të pësuara nga kundërpërgjigjja e ushtrisë azerbajxhanase. Në përleshje u vranë 4 ushtarë azerbajxhanas, njëri prej të cilëve me gradën toger i parë, si dhe u plagosën 4 të tjerë.

Kurse në përleshjet që vazhduan ditët në vijim, humbën jetën edhe 8 ushtarë të tjerë të Azerbajxhanit, përfshi këtu edhe një gjeneralmajor.



Lajme të ngjashme