Siri – Në sulmin me bombë në Azez humbën jetën 5 dhe u plagosën 85 civilë

Në sulmin me autobombë të kryer nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në rrethin Azez të Sirisë, sipas përcaktimeve të para kanë humbur jetën 5 dhe janë plagosur 85 civilë të tjerë.

1457946
Siri – Në sulmin me bombë në Azez humbën jetën 5 dhe u plagosën 85 civilë

Në sulmin me bombë të kryer nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në rrethin Azez të Sirisë, sipas përcaktimeve të para kanë humbur jetën 5 dhe janë plagosur 85 civilë të tjerë.

Të plagosurit në shpërthimin që ndodhi në fshatin Sixhu të Azezit nën kontrollin e opozitarëve, u dërguan në spitalet e rajonit dhe në Turqi për kurim.

Burime të sigurisë raportojnë se sulmet me bomba në zonat e spastruara nga terrori u kryen nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, por organizata i shmanget marrjes përsipër të përgjegjësisë për faktin se në këto sulme po dëmtohen civilët.

Një bombë e vendosur në automjetin e Ushtrisë Kombëtare Siriane shpërtheu të dielën në mëngjes në qendrën e rrethit Afrin dhe në këtë sulm u plagosën 13 njerëz.

Terroristët e YPG/PKK-së nga rrethi Tel-Rifat, prej së cilës sipas marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Rusisë më 22 tetor 2019 duhet të largoheshin, shpesh kryejnë sulme terroriste ndaj rajoneve Bab, Azez, Xherablus dhe Afrin.

 


Lajme të ngjashme