Festohet 46-vjetori i Operacionit të Paqes në Qipro

Kanë kaluar 46 vjet nga operacioni i Forcave të Armatosura të Turqisë për të eliminuar shtypjen dhe persekutimin e turqve në Qipro.

1458165
Festohet 46-vjetori i Operacionit të Paqes në Qipro

Aktivitetet me rastin e 46-vjetorit të Operacionit të Paqes në Qipro filluan me vendosjen e kurorave me lule në Monumentin e Ataturkut në kryeqytetin Lefkoshë, nga Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) – Mustafa Akinci dhe ndihmëspresidenti i Republikës së Turqisë – Fuat Oktay.

Në ceremoninë e organizuar në Monumentin e Ataturkut, në Portën e Girnes, me rastin e 46-vjetorit të Operacionit të Paqes në Qipro, ishin të pranishëm Presidenti i RTQV-së – Mustafa Akinci, ndihmëspresidenti i Turqisë – Fuat Oktay, Kryetari i Kuvendit Republikan të RTQV-së – Teberruken Uluçay, Kryeministri i RTQV-së – Ersin Tatar, ambasadori i Turqisë në Lefkoshë – Ali Murat Basçeri, ministra, deputetë, autoritete ushtarake dhe zyrtarë të tjerë.

Pas homazheve, këndimit të Himnit Kombëtar dhe ngritjes së flamujve, Akinci dhe Oktay nënshkruan Librin Special të Monumentit të Ataturkut.

Festimet e 46-vjetorit të Operacionit të Paqes në Qipro do të vazhdojnë me aktivitetet që do të zhvillohen në Bulevardin “Dr. Fazil Kuçuk”.



Lajme të ngjashme