Al-Qaradaghi: Mbështetja e qeverisë legjitime në Libi është zgjidhja e vetme për krizën në këtë vend

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit, Ali al-Qaradaghi tha se mbështetja e qeverisë legjitime me njohje ndërkombëtare është zgjidhja e vetme për një qeveri civile që do të kontrollonte tërë territorin libian.

1457959
Al-Qaradaghi: Mbështetja e qeverisë legjitime në Libi është zgjidhja e vetme për krizën në këtë vend

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë bëri të ditur se e vetmja zgjidhje për krizën e Libisë është mbështetja e qeverisë legjitime.

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit, Ali al-Qaradaghi në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në Twitter bëri të ditur se “Mbështetja e qeverisë legjitime me njohje ndërkombëtare është zgjidhja e vetme për një qeveri civile që do të kontrollonte tërë territorin libian”.

Duke akuzuar disa vende evropiane për marrjen e pozicioneve kontradiktore në krizën libiane, Qaradaghi tha: “Këto vende pretendojnë se janë kundër pranisë së RusisëLibi, por janë pranë Haftar-it, një projekt rus i mbështetur ushtarakisht përmes mercenarëve”.

Kompania “Wagner”, për të cilën u dëgjua shpesh gjatë aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë dhe mbështetjes së Moskës për grupet separatiste në lindje të Ukrainës, sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) me 1 mijë mercenarë lufton për Halife Haftar-in, udhëheqës i forcave jolegjitime në lindje të Libisë.

 


Lajme të ngjashme