Ushtria Libiane dislokon automjete ushtarake në afërsi të Sirtes dhe Xhufras

Sipas informacioneve të marra nga burimet e ushtrisë, në kuadër të dislokimit në fjalë një numër i madh i automjeteve ushtarake arritën në qytetin Ebu Gureyn, në perëndim të Sirtes.

1457733
Ushtria Libiane dislokon automjete ushtarake në afërsi të Sirtes dhe Xhufras
libya ordu.jpg
hafter catisma.jpg

Ushtria Libiane dislokoi shumë automjete ushtarake në perëndim të qytetit Sirte.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e ushtrisë, në kuadër të dislokimit në fjalë një numër i madh i automjeteve ushtarake arritën në qytetin Ebu Gureyn.

Bëhet e ditur se dislokimi është bërë në kuadër të operacionit "Rrugët e fitores", i cili u nis për të shpëtuar Sirten dhe Xhufran që ndodhen në pjesët qendrore-veriore të Libisë nga milicia e Halife Haftar, udhëheqësi i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.

Ushtria Libiane ka pasur suksese të njëpasnjëshme kundër milicisë së lidhur me puçistin Haftar, i cili nisi një sulm në prill 2019 për të vënë në dorë kryeqytetin Tripoli.

Gjatë javëve të fundit Ushtria Libiane u dislokua në perëndim të Sirtes dhe Xhufras, që kanë rëndësi strategjike, dhe jep mesazhe të vendosmërisë për të dëbuar milicinë e Haftarit nga këto rajone.

Nga ana tjetër Korporata Kombëtare e Naftës së Libisë (NOC) njoftoi se në mes të grupit të armatosur të quajtur “Es-Sika” (Rrufeja) të Haftarit dhe rojave të impianteve të naftës në rajonin Brega u jetuan përleshje të armatosura.

Mësohet se përleshjet u jetuan disa qindra metra larg nga rezervuarët e naftës dhe se këta njerëz nuk morën parasysh sigurinë e centraleve të naftës dhe të atyre që punojnë atje.

 


Lajme të ngjashme