Izrael – Vazhdojnë protestat për dorëheqjen e Kryeministrit Netanyahu

zraelitët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Netanyahu, organizuan protesta në Jerusalmenin Perëndimor dhe Tel-Aviv.

1457648
Izrael – Vazhdojnë protestat për dorëheqjen e Kryeministrit Netanyahu

Izrael po vazhdojnë protestat për dorëheqjen e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Izraelitët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Netanyahu me arsyetim se ka dështuar në menaxhimin e luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) edhe për padinë kundër tij për korrupsion, organizuan protesta në kryeqytetin Tel-Aviv dhe në Jerusalemin Perëndimor.

Në protestat e mbajtura para rezidencës së Kryeministrisë në Jerusalemin Perëndimor dhe në sheshin Rabin në Tel-Aviv morën pjesë qindra izraelitë.

Gjatë këtyre manifestimeve, ku disa protestues vënë në fytyrë masa me mbishkrime “Kryeministri i Krimit”, Netanyahut iu bë thirrje për të dhënë dorëheqje.

Ndërkaq në Jerusalemin Perëndimor protestuesit arritën t’i kapërcejnë barrikadat e vendosura nga policia dhe erdhën para rezidencës së Kryeministrisë.

Ndërkohë që policia shtoi masat e sigurisë përreth rezidencës, manifestuesit protestuan me bilbilë dhe fishkëllima kundër Netanyahut.

Mijëra njerëz morën pjesë gjithashtu në demonstratën e mbajtur në Tel-Aviv më 11 korrik sepse qeveria Netanyahu nuk dha ndihmë të mjaftueshme për sektorët e prekur nga epidemia.

Ndërkaq më 14 korrik nën udhëheqjen e grupit të quajtur “Flamujt e Zi”, u mbajt një demonstrim përpara rezidencës së Kryeministrisë në Jerusalemin Perëndimor me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve.

Gjatë kësaj proteste pati një përleshje mes policisë dhe manifestuesve që bllokuan disa rrugë, ndërsa u ndaluan rreth 50 persona.



Lajme të ngjashme