Putini diskuton tensionin Azerbajxhan-Armeni në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Rusisë

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin shqyrtoi tensionin Azerbajxhan-Armeni.

1457070

Sipas deklaratës me shkrim të Kremlinit, Putini bëri një mbledhje me anëtarit e Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Në mbledhjen ku u shqyrtua gjendja në kufirin Azerbajxhan-Armeni u shpreh shqetësimi për tensionin që vazhdon dhe u bë e ditur se nevojitet që palët të sigurojnë procesin e armëpushimit.

Në mbledhje u theksua se Rusia është e gatshme të ndërmjetësojë.

Më 12 korrik, ushtria armene sulmoi pozicionet e Azerbajxhanit në rajonin Tovuz në kufi me goditje me armë të rënda, ndërsa u tërhoq pasi ushtria azerbajxhanase u kundërpërgjigj dhe i shkaktoi humbje.

Në konflikt u vranë katër ushtarë dhe u plagosën 4 të tjerë, një prej tyre toger i ushtrisë azerbajxhanase.

Në përleshjet që vazhduan gjatë ditëve në vijim, ranë dëshmorë 8 ushtarë azerbajxhanas një prej tyre gjeneral major.

Lajme të ngjashme