Protesta në Rusi kundër ndryshimit të kushtetutës që mundëson kohëzgjatjen e detyrës së Putinit

Në Rusi u zhvillua një protestë pa leje kundër ndryshimit të kushtetutës, që mundëson zgjatjen e detyrës së Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin deri në vitin 2036.

1456311

Në protestën që zgjati më shumë se 4 orë në Sheshin “Pushinskaya” në kryeqytetin Moskë, morën pjesë rreth 1 mijë vetë.

Protestuesit hodhën slogane kundër Putinit dhe mblodhën firma për anulimin e rezultateve të referendumit.

Më pas ata ecën për në Ministrinë e Punëve të Brendshme që ndodhet në rrugën “Petrovka”.

Policia ndërhyri ndaj protestuesve që ecnin drejt Ministrisë dhe ndaloi 130 prej tyre.

Edhe në Shën-Peterburg të Rusisë pati protesta pa leje për ndryshimin e kushtetutës.  

Referendumi që përfshin ndryshimin e kushtetutës, që mundëson zgjatjen e detyrës së Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin deri në vitin 2036 dhe që ndryshon sistemin politik në vend, u zhvillua gjatë datave 25 qershor-1 korrik.

Lajme të ngjashme