OKB paralajmëron për rritjen e rasteve me COVID-19 në Siri

Zëdhënësi i Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric gjatë konferencës ditore për shtyp u shpreh i shqetësuar nga rritja e numri të rasteve me COVID-19 në këtë vend.

1456038
OKB paralajmëron për rritjen e rasteve me COVID-19 në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëroi për rritjen e rasteve të infektimit me llojin e ri të koronavirusit (COVID-19) në Siri.

Zëdhënësi i Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric gjatë konferencës ditore për shtyp u shpreh i shqetësuar nga rritja e numri të rasteve me COVID-19 në këtë vend.

Duke vënë në dukje se për shkak të koronavirusit në rajonet e kontrolluara nga regjimi kanë humbur jetën 21 persona, Dujarric tha se numri i rasteve arriti në 439, ndërsa në veriperëndim të Sirisë numri i të infektuarve u rrit në 8, në verilindje u regjistrua një rast i vdekjes dhe 6 raste të infektimit me këtë virus.

Dujarric paralajmëroi se ndërsa numri i rasteve të COVID-19 në Siri është i ulët në krahasim me vendet e tjera, kjo rritje paraqet një rrezik shumë të lartë, veçanërisht në rajonet ku janë shpërngulur një numër i madh i njerëzve.



Lajme të ngjashme