Libi: Misionet e huaja diplomatike mund të fillojnë përsëri detyrën në mënyrë të sigurt

Libia bëri të ditur se misionet e huaja shtetërore mund të fillojnë përsëri detyrën në mënyrë të sigurt në kryeqytetin Tripoli, që është spastruar nga milicët e liderit të forcave të armatosura ilegale në lindje të vendit, Halife Haftar.

1456247

Në deklaratën e bërë nga llogaria në “Twitter”, ministri i Punëve të Brendshme i Libisë, Fethi Bashaga tha se Departamenti i Mbrojtjes së Misioneve Diplomatike është i gatshëm të vendosë sigurinë e ndërtesave dhe punonjësve të misioneve diplomatike.

Ai bëri të ditur gjithashtu se jeta në Tripoli po kthehet dalëngadalë në normalitet dhe kështu që misionet e huaja diplomatike mund të fillojnë përsëri detyrën në mënyrë të sigurt.

Ushtria e Libisë më në kuadër të operacionit “Furtuna e Paqes” që filloi më 25 mars, në 3 qershor kishte spastruar Tripolin dhe rrethina e tij administrative dhe nga forcat e jashtëligjshme të Haftarit dhe kishte marrë kontrollin e qytetit Kasr Bin Gashir  më 4 qershor.

Lajme të ngjashme