Aliyev: Turqia u bë më e fuqishme pas tentativës për grushtshteti

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i dërgoi një letër Presidentit Recep Tayyip Erdogan me rastin e 15 Korrikut, Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

1455935

Ai theksoi se tentativa për grushtshteti (e organizatës terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik 2016) ishte një plan tradhtar kundër shtetit turk dhe shtoi se falë heroizmit të Erdoganit dhe dashurisë së popullit turk për të “vendi vëllazëror, Turqia doli më i fuqishëm ndaj këtij testi të vështirë”.

Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar është një shembull i hapur i lidhjes së popullit turk me shtetin dhe traditën e demokracisë së tij, shkroi Aliyev në letrën drejtuar Presidentit Erdogan.

“Përkujtoj me respekt dëshmorët që dhanë jetën për të parandaluar tentativën për grushtshteti. Azerbajxhani dënoi që në minutat e para tentativën tradhtare për grushtshteti dhe me anë të kësaj populli dhe shteti azerbajxhanas tregoi se janë pranë vendit vëlla, Turqisë. Azerbajxhani dhe Turqia, sipas parimit “Një komb dy shtete” mbështesin njëri-tjetrin në ditë të mirë e të keqe”, u shpreh Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.  

Lajme të ngjashme