Ministri britanik i mbrojtjes: Turqia “ndërrues i lojës”

Ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace ka thënë se përdorimi me efektivitet i mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) nga Turqia në Siri e Libi është në cilësinë "ndërruesit të lojës".

1455767
Ministri britanik i mbrojtjes: Turqia “ndërrues i lojës”

Duke folur në Konferencën e Forcës Ajrore dhe Hapësirës, Wallace e tregoi Turqinë si një vend shembull në çështjen e mjeteve ajrore pa pilot (UAV).

Britania duhet të mësojë nga vendet e tjera për çështjet e mbrojtjes, tha Wallace dhe shtoi:

"Shikoni se si përdoren që nga mesi i vitit 2019 në Libi dronët prodhim turk «Bayraktar TB-2». Këta dronë mblodhën inteligjencë, vëzhguan dhe kryen operacione, që morën në shënjestër vijat e frontit, linjat e furnizimit dhe bazat logjistike”, u shpreh ministri britanik i Mbrojtjes.

"(Dronët turq) korrikun e vitit të e kaluar goditën aeroportin Jufra, i cili ishte nën kontrollin e Ushtrisë Kombëtare Libiane dhe shkatërruan shumë pika kontrolli e komandimi dhe dy avionë transporti", tha Wallace.

"Ose mendoni përfshirjen e Turqisë në Siri dhe Luftën Elektronike, mënyrën se si i ka përdorur ajo mjetet e lehta ajrore të armatosura dhe municionin inteligjent kundër tankeve, autoblindave dhe sistemeve të montuara sipër për mbrojtje ajrore. Sipas lajmeve regjimi Esadit pësoi humbje të mëdha: 3 mijë ushtarë, 151 tanke, 8 helikopterë, 3 dronë, 3 avionë luftarakë, kamionë, 8 sisteme të mbrojtjes ajrore, një seli shtabi dhe objekte dhe pajisje të tjera ushtarake.' Sikur edhe gjysma e këtyre pretendimeve të jenë të vërteta, kjo tregon se kjo [performanca e Turqisë] është në cilësinë e ‘ndërruesit të lojës”.



Lajme të ngjashme