Ushtria e Armenisë hap zjarr ndaj vendbanimeve civile në territoret e Azerbajxhanit

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, bëhet e ditur se ushtria e Armenisë, gjatë drekës së ditës së hënë, hapi zjarr me mortajë 120 milimetërshe dhe obusë D-30 në fshatrat Agdam dhe Dondar Kusçu në kufi të rrethit Tovuz.

1454517
Ushtria e Armenisë hap zjarr ndaj vendbanimeve civile në territoret e Azerbajxhanit

Ushtria armene hapi zjarr ndaj vendbanimeve civile në kufirin e Azerbajxhanit.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, bëhet e ditur se ushtria e Armenisë, gjatë drekës së ditës së hënë, hapi zjarr me mortajë 120 milimetërshe dhe obusë D-30 në fshatrat Agdam dhe Dondar Kusçu në kufi të rrethit Tovuz.

Ndërkohë që në sulm nuk pati të vrarë, disa shtëpi u dëmtuan.

Edhe në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit bëhet e ditur se Armenia, duke hapur zjarr ndaj banimeve civile, ka shfaqur edhe një herë “fytyrën sulmuese dhe terroriste”.

Armenia, që bombardon civilët, shkel rëndë të gjitha parimet themelore të drejtësisë ndërkombëtare, thuhet në deklaratën që vijon me fjalët: “Udhëheqja armene të mos mendojë se aktet e saj do të mbeten pa u ndëshkuar. Ashtu si në të gjitha rastet e pushtimit, edhe pushtimi i tokave të Azerbajxhanit është i përkohshëm dhe Armenia do të japë llogari për të gjitha aktet e saj të jashtëligjshme”.  

Ushtria e Armenisë të hënën kishte ndërmarrë sulme përshi edhe gjuajtjet me artileri ndaj pozicioneve azerbajxhanase në zonën kufitare Tovuz. Pas kundërpërgjigjes së ushtrisë së Azerbajxhanit ishte tërhequr duke pësuar humbje.  

Edhe ushtria Azerbajxhanase kishte goditur pozicionet e ushtrisë armene, stacionin radiomarrës ushtarak, depot e automjeteve dhe tanket e automjetet e blinduara.  

 


Lajme të ngjashme