Siri – Banorët e Deyruzorit reagojnë kundër kurrikulës terroriste në shkolla

Banorët e rajonit të okupuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në Siri reaguan kundër vendosjes së kurrikulës arsimore në shkolla ndërsa bënë të ditur se ata nuk e pranojnë këtë zbatim.

1454829
Siri – Banorët e Deyruzorit reagojnë kundër kurrikulës terroriste në shkolla

Banorët e rajonit të okupuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKKSiri reaguan kundër vendosjes së kurrikulës arsimore në shkolla ndërsa bënë të ditur se ata nuk e pranojnë këtë zbatim.

Sipas informatave të marra nga burimet vendore terroristët e YPG/PKK-së në shkollat në rajonet e okupuara nga ajo në Siri ndaluan plotësisht kurrikulën arsimore të Fondit të OKB-së për Fëmijë (UNICEF) dhe të regjimit të Esadit.   

Kështu, organizata synon të lajë trurin e fëmijëve duke imponuar në të gjitha klasat, nga shkolla fillore në shkollën e mesme në territoret e pushtuara prej saj, edukimin ideologjik të bazuar në militarizëm.

Fakti që organizata imponoi këtë kurrikulë në rajonin e Deyuzor-it, ku shumica e banorëve përbëhet nga arabët, tërhoqi reagimin e prindërve dhe mësuesve.

Në një deklaratë të publikuar nga prindërit dhe mësuesit në mediat sociale bëhet e ditur se ata nuk duan t'i mësojnë fëmijët e tyre në një sistem arsimor në kundërshtim me kulturën dhe vlerat e njerëzve të rajonit dhe se e refuzojnë kurrikulën e imponuar.

Ndërsa fragmentet e udhëheqësve të PKK-së janë përfshirë në kapitujt e ndryshëm në librat, ku mbizotërojnë ngjyrat e organizatës, është e detyrueshme që fëmijët ti mësojnë marshet e organizatës dhe kështu përpunohet ideologjia e saj.

Librat përmbajnë gjithashtu foto të terroristëve që vdiqën në përleshje në Siri dhe poezi të shkruara për ta.

 


Lajme të ngjashme