Karadagi: Shën-Sofisë i është kthyer qëllimi i saj

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë (IUMS), Ali Muhyiddin el-Karadagi tha se hapja e xhamisë së Shën-Sofisë për adhurim, në të vërtetë nënkupton “rikthim (në identitet)”.

1453292

Duke publikuar një mesazh nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale ai vlerësoi anuloimin e vendimin të Këshillit të Ministrave me datë 24 nëntor 1934 për kthimin e Shën-Sofisë nga xhami në muze dhe Dekretin Presidencial që Xhamia e Shën-Sofisë të hapet përsëri për adhurim si xhami.

“Xhamitë në Andaluzi u shndërruan në kisha, bare dhe klube nate; xhamia Babri në Indi u shndërrua në tempull dhe Jerusalemin, me të gjitha vendet e shenjta të tij, duan ta kthejnë në kryeqytetin e sionistëve. Nuk kemi dëgjuar ndonjë zë nga Lindja ose Perëndimi që dënojë këto krime, por kthimi i Shën-Sofisë në xhami nxori në shesh urrejtjen dhe zemërimin që përmbajnë zemrat e sëmura të Lindjes dhe Perëndimit".

Duke rikujtuar se xhamia është bërë e vakëfit, ai tha: “Perandori osman Sulltan Mehmeti II (Fatihu) e bleu me paratë e tij dhe ia dhuroi vakëfit. Kthimi i saj në xhami për adhurim është kthimi në qëllimin e saj”.  

Lajme të ngjashme