Protestë kundër Haftarit në Libi

Populli në qytetin Cufra të Libisë protestoi duke reaguar ndaj rrëmbimit dhe vrasjes me torturë të një libiani nga ana e milicëve të liderit të forcave të armatosura ilegale në lindje të vendit, Halife Haftar.

1452543

Populli i mbledhur në qendrën Hun të qytetit, që ndodhet në pjesën qendrore të vendit protestoi ndaj vrasjes me torturë të një libiani nga ana e milicëve të Haftarit.

Kanali televiziv “Febrayer”, në lajmin e bazuar në një burim që kërkoi të mbetet anonim, bëri të ditur se personi i quajtur Tarik Abdulhafiz u rrëmbye dhe u vra pasi u torturua për një javë.

Banorët e Hunit reaguan pasi mësuan për ngjarjen dhe duke mbyllur rrugët sulmuan automjetet e milicëve të Haftarit që kalonin nga ky rajon.

Këta banorë kishin bërë protesta edhe në 3 korrik kur një libian tjetër u vra përpara shtëpisë së tij nga ana milicëve mercenarë Cancavid të sjellë nga Sudani dhe u kishin vënë zjarrin shumë vendeve ku qëndronin milicët e Haftarit.   

Lajme të ngjashme