Presidenti tunizian: Ka qarqe që duan ta minojnë shtetin nga brenda

Presidenti i Tunizisë, Kais Said tha se ka qarqe që po përpiqen ta çojnë vendin në konflikte ushtarake dhe politike nëpërmjet protestave në jug të vendit.

1452667
Presidenti tunizian: Ka qarqe që duan ta minojnë shtetin nga brenda

Në një video të publikuar nga Presidenca e Tunizisë, Said i bën një vlerësim mbledhjes që pati me Këshillin e Lartë Ushtarak dhe drejtuesit e forcave të sigurisë, me çështje kryesore diskutimi situatën e sigurisë në jug të vendit.

Duke tërhequr vëmendjen se rreziku që e kërcënon më së shumti shtetin vjen nga brenda se sa nga jashtë, Kais Said bën këtë konstatim: "Ka njerëz që duan ta minojnë shtetin nga brenda".

Askush nuk mund të dyshojë në legjitimitetin e protestave për sa kohë që ato zhvillohen brenda kornizës ligjore dhe janë paqësore, nënvizoi ai dhe shtoi: "Ata që përpiqen të ndezin zjarrin e përçarjes dhe të krijojnë konflikte do të jenë edhe viktimat e para".

Presidenti tunizian theksoi se ai është i gatshëm të bisedojë me përfaqësuesit e popullit në rajonin Tataouine (Tatavin) ku vazhdojnë ende protestat.

Kohët e fundit protestat janë intensifikuar në qarkun Tataouine (Tatavin), në juglindje të Tunizisë, me kërkesa për punësim dhe për shkak se qeveria nuk ka përmbushur kushtet e marrëveshjes së nënshkruar si rezultat i protestave të 2017-s.

Në anën tjetër disa qarqe politike krahas fushatave shpifëse që bëjnë kundër “Lëvizjes Nahda” (Ennahda Movement), partneres më të madhe të qeverisë në pushtet, po bëjnë përpjekje të mëdha edhe për shtrirjen në mbarë vendin të protestave në jug, duke i përshpejtuar ato me dëshirën për t’i kthyer në një lëvizje të gjerë popullore. 

 


Lajme të ngjashme