OPCW-ja 90 ditë afat regjimit të Assadit për të deklaruar armët kimike dhe impiantet e tyre

Bordi Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) i dha regjimit të Assadit 90 ditë afat për të deklaruar jo vetëm të gjitha armët kimike që posedon, por edhe impiantet ku ato prodhohen e ruhen.

1452484
OPCW-ja 90 ditë afat regjimit të Assadit për të deklaruar armët kimike dhe impiantet e tyre

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) i bëri thirrje regjimit sirian të Bashar al-Assadit që të ndërpresë urgjentisht përdorimin e armëve kimike.

Duke përmendur sulmet me armë kimike në qytetin Latamneh të Sirisë më 24, 25 dhe 30 mars 2017, Bordi Ekzekutiv i OPCW-së i dha regjimit të Assadit 90 ditë afat për të deklaruar jo vetëm të gjitha armët kimike që posedon, por edhe impiantet ku ato prodhohen e ruhen.

“Ka arsye të forta për të besuar se regjimi i Assadit përdori armë kimike në Latamneh në mars 2017”, thuhet në deklaratën e Bordit, i cili vuri në pah se regjimi nuk i ka deklaruar e asgjësuar të gjitha armët kimike të tij dhe impiantet e prodhimit të tyre.

Bordi theksoi gjithashtu se ata që janë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike, duhet të japin llogari.

Një raport i OPCW-së më 8 prill të këtij viti akuzoi për herë të parë regjimin e Assadit për përdorimin e armëve kimike në Latamneh, qytet vetëm 39 km në veriperëndim të Hamës.

Hetimet u kryen midis qershorit 2019 dhe marsit 2020 duke u përqendruar në incidentet e 24-30 marsit 2017 në Latamneh, ku raporti bën të ditur se në sulmet ajrore të regjimit sirian është përdorur gaz sarin dhe klorin.

Siria është e përfshirë në një luftë civile të egër që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit shtypi me forcë protestat prodemokratike në vend.

Qindra-mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur që atëherë, sipas të dhënave të OKB-së.

 


Lajme të ngjashme