Në Libi po fillon përsëri prodhimi i naftës

Korporata Kombëtare e Naftës së Libisë (NOC) deklaroi se duke eliminuar gjendjen e jashtëzakonshme (forcë madhore) në mbarë vendin do të fillojnë përsëri prodhimin dhe eksportin.

1452810
Në Libi po fillon përsëri prodhimi i naftës

Korporata Kombëtare e Naftës së Libisë (NOC) deklaroi se duke eliminuar gjendjen e jashtëzakonshme (forcë madhore) në mbarë vendin do të fillojnë përsëri prodhimin dhe eksportin.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga NOC u bë e ditur se si fillim do të bëhet ngarkimi i anijes cisternë me naftë të papërpunuar në Portin e Naftës Sidra.

Për shkak të dëmit të shkaktuar në rezervat e naftës prej bllokimit të jashtëligjshëm të prodhimit të naftës që prej muajit janar në mbarë vendin bëhet e ditur se faza e parë do të jetë e ulët dhe rritja e kapacitetit mund të kërkojë kohë.  

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Kombëtare të Naftës së Libisë, Mustafa Sanallah citohet në deklaratë të ketë thënë se janë të lumtur që mund të hedhin këtë hap në emër të rikuperimit kombëtar.

“Falënderojmë të gjitha palët që kontribuuan në bisedimet për të siguruar këtë rezultat të suksesshëm. Ky hap duhet pranuar si një moment kompromisi mbi përfitimin e përbashkët kombëtar për vendosjen e paqes së përhershme dhe stabilitetit”, tha Sanallah.

NOC në deklaratën e bërë para dy ditësh kishte bërë të ditur se ishte gati për të filluar përsëri prodhimin, pra të heqjes së gjendjes madhore në Portin e Sidras, por kishte vënë kush largimin e mercenarëve nga porti dhe ngarkimin e naftës së naftës nga një cisternë në port.   

Korporata Kombëtare e Naftës në deklaratën e bërë më pas kishte bërë të ditur se grupi i armatosur i quajtur “Rojat e Rafinerive të Naftës”, që varen lideri i forcave të armatosura ilegale në lindje të vendit, Halife Haftar kishte penguar ngarkimin e naftës së papërpunuar nga depoja e një cisterne nafte në Portin e Naftës Sidra, që ka ndaluar prodhimin.    

 

 

Fjalët Kyçe: #prodhimi i naftës , #Libi , #NOC

Lajme të ngjashme