Koronavirusi në botë (10 korrik) – Rreth 12,5 milionë të infektuar dhe mbi 7,2 milionë të shëruar

Koronavirusi i ri (COVID-19) ka shkaktuar në shkallë botërore të paktën 557.925 të vdekur dhe mbi 12.415.000 raste infektimi që nga shpërthimi i pandemisë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që më shumë se 7.241.644 konsiderohen të shëruar.

1452656
Koronavirusi në botë (10 korrik) – Rreth 12,5 milionë të infektuar dhe mbi 7,2 milionë të shëruar
super koronavirus.jpg
SÜPER FOTO madagaskar koronavirüs
super korona brezilya.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epiqendër botërore e pandemisë me rreth 135.000 viktima, një prej korrespondentëve të pranishëm në konferencën ditore për shtyp të hënën dhe të martë në Shtëpinë e Bardhë ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit duke ngjallur shqetësim në administratën amerikane. Bëhet e ditur se korrespondenti në fjalë, identiteti i të cilit po mbahet sekret për momentin, ka mbajtur maskë gjatë tërë kohës që ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk ka pasur asnjë simptomë të sëmundjes. Vlen të theksohet se të gjithë gazetarët që hyjnë në Shtëpinë e Bardhë, i nënshtrohen çdo ditë testit të COVID-19.

Mbretëria e Bashkuar, epiqendër evropiane e koronavirusit, njoftoi se 85 pacientë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundjeje gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 44.602 numrin total të viktimave në këtë vend. Po ashtu 642 njerëz më shumë kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit në ditën e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të infektuar në 287.621.

Italia ka raportuar 12 vdekje të reja nga COVID-19 në 24 orët e kaluara, gjë që e çon në 34.926 numrin total të viktimave në këtë vend. Rastet aktive kanë rënë në 13.459, përfshi këtu edhe 229 infektimet e reja të regjistruara ditën e enjte. Nga ana tjetër, ministrja e Punëve të Brendshme, Luciana Lamorgese, e ftuar në një emision të kanalit shtetëror “Rai 3”, paralajmëroi se efektet ekonomike të pandemisë që ka prekur vendin seriozisht, do të fillojnë të shfaqen në vjeshtë. Ekonomia e Italisë pritet të tkurret me 12-13% këtë vit.

Franca ka regjistruar 14 vdekje dhe 621 infektime të reja gjatë ditës së fundit. Kështu numri total i viktimave është rritur në 29.979 dhe ai i rasteve të konfirmuara në 205.246.

Spanjë janë shënuar vetëm 10 vdekje gjatë javës së fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi i ri në 28.401. Po ashtu janë konfirmuar 241 raste të reja në 24 orët e fundit, 253.056 në total.

Kurse në Portugali luftën me COVID-19 e kanë humbur 13 pacientë gjatë ditës së fundit dhe numri i përgjithshëm i viktimave nga kjo sëmundje është rritur në 1.644. Rastet e reja ishin 418 nga e mërkura në të enjte, 45.277 që nga fillimi i pandemisë.

Rusi, numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 713.963, prej të cilëve 6.635 gjatë ditës së fundit; kurse ai i të vdekurve nga kjo sëmundje në 11.017 deri më tani, 174 nga e mërkura në të enjte.

Shqipëri, institucionet shëndetësore kanë konfirmuar se janë regjistruar edhe 90 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërkohë që edhe 2 pacientë të tjerë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë është rritur në 3.278 dhe ai i të vdekurve në 85.

Kosova raportoi se edhe 8 persona të diagnostikuar si pozitiv me COVID-19 kanë humbur jetën duke e çuar në 94 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus. Bashkë me 207 rastet e reja të ditës së kaluar, numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 4.307.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 163 raste të tjera me këtë virus gjatë 24 orëve të kaluara duke e çuar në 7.572 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar, kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 362, nga të cilët 3 gjatë ditës së fundit.

Brazili njoftoi se me 42.619 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, numri total i të infektuarve me COVID-19 në vend ka arritur në 1.755.779, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 69.184, nga të cilat 1.220 vdekje të reja.

Ministria e Shëndetësisë në Meksikë bëri me dije se 730 vdekje të tjera të shënuar në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në vend, 33.526 në total. Ndërsa me 7.280 rastet e reja, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është rritur në 282.283.

Autoritetet shëndetësore në Indi raportuan se janë shënuar 26.506 raste të reja në 24 orët e fundit duke e çuar në 793.802 numrin e të infektuarve, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 21.604, prej të cilëve 475 në ditën e fundit.



Lajme të ngjashme