SHBA-ja fillon tërheqjen zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka informuar Kongresin mbi tërheqjen zyrtare të vendit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë COVID-19.

1451398
SHBA-ja fillon tërheqjen zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Senatori demokrat i Nju-Xhersit, Robert Menendez, njëherësh president i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit, ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se “Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ka tërhequr zyrtarisht SHBA-në nga OBSH-ja, në mes të një pandemie”.

Më 14 prill të këtij viti, lideri amerikan e akuzoi OBSH-në se ka mbajtur anën e Kinës dhe nuk e ka menaxhuar mirë pandeminë duke thënë se ajo injoroi shenjat e para të transmetimit të virusit vdekjeprurës mes njerëzve.

Por senatori Menendez nuk është dakord me argumentin e tij duke thënë se “konsiderimi i trajtimit të COVID-19 nga Presidenti Trump si kaotik dhe jobindës nuk është i plotë”.

“Ky veprim nuk do të mbrojë jetët apo interesat e amerikanëve dhe i lë amerikanët të sëmurë e të vetëm”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, gjatë një prononcimi nën mbrojtjen e anonimatit për shtypin amerikan, bëri me dije se tërheqja zyrtare nga OBSH-ja do të jetë në fuqi që prej ditës së hënë (13 korrik) dhe se njoftimi zyrtar i është përcjellë sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.



Lajme të ngjashme