Organizata separatiste terroriste YPG/PKK rrëmbeu 4 fëmijë në Siri, 2 prej tyre vajza

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK gjatë javës së fundit në zonat e kontrolluara nga ajo në Siri rrëmbeu dhe rekrutoi 4 fëmijë të tjerë në mesin e të cilëve 2 vajza.

1451262

Sipas burimeve lokale, terroristët e YPG/PKK-së vazhdojnë të rrëmbejnë fëmijë në zonat e okupuara në Siri.

YPG/PKK rrëmbeu gjithsej 4 fëmijë, dy prej tyre nga qyteti Aynularab (Kobani) dhe 2 të tjerë nga Haseke në verilindje të vendit, zona këto që vazhduan të mbeten të pushtuara prej saj edhe këtë muaj.

Muajin e kaluar kjo organizatë terroriste rrëmbeu të paktën 4 vajza midis moshave 11 dhe 17-vjeç.

YPG/PKK shpëlan ideologjikisht trurin e fëmijëve që ka rrëmbyer në Siri dhe ofron trajnime për armë.

Lajme të ngjashme