OKB: Pandemia solli në kufirin e urisë 250 milionë njerëz në gjithë botën

Organizata e Kombeve të Bashkuar (OKB) paralajmëroi që epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) solli në kufirin e urisë 250 milionë njerëz.

1451229

Raportuesi Special i OKB-së për Luftimin e Varfërisë Ekstreme dhe të Drejtave të Njeriut, Olivier De Schutter paralajmëroi se epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) shtyu 250 milionë njerëz në të gjithë botën në kufirin e urisë dhe se plani për t'i dhënë fund varfërisë deri në vitin 2030 është gjithashtu i vështirë.

Schutter prezantoi raportin e përgatitur nga Raportuesi Special Philip Alston, i cili shërbeu para tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Duke theksuar se rritja nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm për të trajtuar në mënyrë efektive varfërinë, Schutter shprehu mendimin e tij se pasuria duhet të rishpërndahet në luftën kundër varfërisë.

Ai paralajmëroi që epidemia përveç që shtyu më shumë se 250 milionë njerëz në prag të urisë, ajo do të bëjë që edhe 176 milionë njerëz të bien në varfëri më ekstreme, duke shkaktuar "neglizhencë afatgjatë" për grat, punëtorët emigrantë dhe refugjatët.

Lajme të ngjashme