AI: Vazhdon masakrimi i popullit të Arakanit

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë bëri të ditur se janë vrarë civilë në sulmet kuturu ajrore të ushtrisë së Mianmarit (Birmanisë) në Arakan.

1451555
AI: Vazhdon masakrimi i popullit të Arakanit

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë bëri të ditur se janë vrarë civilë në sulmet kuturu ajrore të ushtrisë së Mianmarit (Birmanisë) në Arakan.  

Në raportin e përgatitur nga organizata për shtetin e Arakanit në Birmani bëhet e ditur se në Arakan dhe shtetet kineze janë përshkallëzuar sulmet me armë dhe në sulmet e realizuara pa planifikim nga ushtria e Mianmarit kanë humbur jetën civilët, ndër të cilët edhe fëmijë.  

“Forcat e armatosura të Mianmarit që zyrtarisht njihen si Tatmadaw ndërmarrin sulme në fshatra dhe shkelin rëndë të drejtat e njeriut. Krahas kësaj, në rajon interneti është ndërprerë prej më shumë se një viti, dhe njerëzit e rajonit nuk kanë dijeni për kërcënimin e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) dhe ndihmat njerëzore”, shkruhet në raport.

Drejtori Rajonal i Azi-Paqësorit i Organizatës Ndërkombëtare të Amnistisë, në raport bën të ditur se: “Ndërkohë që autoritetet e Mianmarit i bëjnë thirrje njerëzve për të qëndruar në shtëpi si masë kundër koronavirusit, ushtria e këtij vendi u vë zjarrin shtëpive në Arakan dhe shtetet kineze dhe pavarësisht se hynë në krimet e luftës, sulmojnë kuturu duke vrarë civilët”.

Ai bëri të ditur se krimet e kësaj ushtrie kanë mbetur të pa dënuara.  



Lajme të ngjashme