SHBA – Lirohet me kusht edhe ish-polici i tretë i akuzuar për vrasjen e George Floyd

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është liruar me kusht edhe oficeri i tretë i policisë, i cili ishte arrestuar për vdekjen e afroamerikanit George Floyd gjatë ndalimit.

1449779
SHBA – Lirohet me kusht edhe ish-polici i tretë i akuzuar për vrasjen e George Floyd

Sipas të dhënave të Qendrës së Paraburgimit në Henepin të Minesotës, është liruar me kusht ish-oficeri i policisë, Tou Thao, i cili gjykohej nën masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën për neglizhencë dhe ndihmë të ish-policit Derek Chauvin, shkaktar i vdekjes së 46-vjeçarit Floyd.

Gazeta lokale “Star Tribune” raporton se 34-vjeçari Thao është liruar me kusht ditën e shtunë duke paguar shumën prej 750.000 dollarësh të caktuar nga gjykata.

Pasi u arrestua në Ditën e të Rënëve më 25 maj, ish-polici Thao, i cili u lirua me kusht në Ditën e Pavarësisë më 4 korrik, bëri me dije se pranonte të paraqitej në gjykatë për t'u proceduar më datë 11 shtator.

J. Alexander Kueng dhe Thomas Lane, dy prej katër prej oficerëve të policisë që u shpallën fajtorë në incidentin e vrasjes të George Floyd më 25 maj dhe u pushuan nga puna, u liruan me kusht muajin e kaluar duke paguar secili shumën prej 750.000 dollarësh të caktuar nga trupi gjykues.

Me lirimin e ish-oficerit Thao më 4 korrik, prej 4 ish-oficerëve të policisë të përfshirë në këtë incident, vetëm Derek Chauvin vazhdon të gjykohet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Afroamerikani George Floyd, 46 vjeç dhe i paarmatosur, humbi jetën më 25 maj nga dhuna policore gjatë arrestimit në Mineapolis pasi kishte përdorur një kartëmonedhe false prej 20 dollarësh në një dyqan.

Ai vdiq menjëherë pasi u dërgua në një spital.

Vdekja e tij shkaktoi një zemërim mbarëkombëtar dhe protesta antiraciste në SHBA për dhunën e ushtruar nga policia.

Fjalët e fundit të Floyd ishin “nuk po marr dot frymë”, të cilat u bënë slogani i protestave mbarëkombëtare në SHBA dhe në shumë vende të tjera të botës.

Autopsia private për vdekjen e tij tregoi se Floyd kishte humbur jetën nga “asfiksia si pasojë e presionit të qëndrueshëm”, ushtruar mbi qafën e tij për 8 minuta e 46 sekonda nga ish-polici Chauvin.



Lajme të ngjashme