Seth: Volkan Bozkir do të sjell përvojën e tij diplomatike me dekada

Nikhil Seth, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), deklaroi se Volkan Bozkir, i cili u zgjodh si Kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të 75-të të OKB-së, do të sjellë përvojë diplomatike me dekada.

1449937
Seth: Volkan Bozkir do të sjell përvojën e tij diplomatike me dekada
Zarko Obradovic-volkan bozkir.jpg
volkan bozkir.jpg

Nikhil Seth, Zëvendësekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), deklaroi se Volkan Bozkir, i cili u zgjodh si Kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të 75-të të OKB-së, do të sjellë përvojë diplomatike me dekada.

Në vlerësimin e tij lidhur me zgjedhjen e Volkan Bozkir për Kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Nikhil Seth tha: “Ambasadori Volkan Bozkır do të kryesojë Asamblenë e Përgjithshme për një vit kritik për OKB-në. Ai sjell përvojë diplomatike me dekada në këtë post dhe do të ketë nevojë për mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të OKB-së. Unë mirëpres qëllimin e tij për të ndërtuar besimin midis vendeve”.

Seth theksoi se ndërtimi i besimit midis vendeve tani si gjithmonë, është një hap i domosdoshëm.

“Ambasadori Volkan Bozkır do të duhet të krijojë marrëdhënie jo vetëm me qeveritë, por edhe me të rinjtë, bizneset, akademitë, grupet e grave, popujt autoktonë, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara”, bëri të ditur Seth.

Ai foli gjithashtu edhe për Turqinë, e cila i hapi krahët për refugjatët dhe emigrantët.

Seth theksoi se burimet që kishin refugjatët sirianë, kur u larguan për herë të parë nga vendi i tyre për shkak të luftës civile, ishin treterur tashmë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Nevojat e refugjatëve, veçanërisht tek vendet pritëse dhe komunitetet, siç është Turqia, paraqesin presion në rritje mbi sistemet dhe burimet kombëtare. Qeveria e Turqisë vazhdon të mbrojë refugjatët dhe emigrantët dhe t’i ndihmojë ata gjë që tregon se ajo e mori përsipër fort këtë problem”.



Lajme të ngjashme