Azerbajxhani falënderon Turqinë për ndihmat mjekësore

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan për ndihmat mjekësore të dërguara nga Turqia për të kontribuuar në luftën e vendit kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit.

1450017
Azerbajxhani falënderon Turqinë për ndihmat mjekësore

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan për ndihmat mjekësore të dërguara nga Turqia për të kontribuuar në luftën e vendit kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit.

Sipas deklaratës së bërë nga Presidenca e Azerbajxhanit, Aliyev në letrën e dërguar Presidentit Erdogan shprehen ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave që humbën jetën nga COVID-19 në Turqi, ndërsa pacientëve të infektuar u uroi shërim të shpejt.

Aliyev gjithashtu falënderoi Erdoganin për letrën e dërguar më 5 korrik, ndërsa tha se aktivitetet e Turqisë të udhëhequr nga Erdogani në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit janë për admirim.

“Turqia dhe Azerbajxhani ashtu si në fushat tjera edhe në luftën kundër COVID-19 solidarizohen në sloganin ‘Një komb, dy shtete’. Jam i sigurt se me përpjekjet tona të përbashkëta do të mund të përballojmë COVID-19. Personalisht dhe në emër të popullit të Azerbajxhanit, ju shprehë mirënjohjen të thellë për ndihmat humanitare të dërguara nga Turqia. Ky është një shembull i qartë i marrëdhënieve vëllazërore dhe miqësore midis vendeve tona. Juve ju urojë shëndet dhe suksese në punën tuaj, ndërsa popullit vëlla të Turqisë i urojë mirëqenie dhe qetësi të përhershme”, thuhet në letrën e Presidentit Aliyev.

Dje, me urdhër të Presidentit Erdogan në Azerbajxhan u dërguan ndihma mjekësore të përbëra nga 30 aparate për frymëmarrje artificiale, 55 mijë rroba mbrojtëse, 50 mijë maska ​​N95, 100 mijë maska ​​kirurgjikale, 5 mijë syze mbrojtëse, 200 mijë dorashka dhe 40 mijë kuti me ilaçe të ndryshme.

 


Lajme të ngjashme