Zvicra publikon listën për kufizimet e udhëtimit në 29 vende, Turqia nuk përfshihet

Turqia nuk është përfshirë në mesin e 29 vendeve për të cilat qeveria federale e Zvicrës ka vendosur kufizime udhëtimi për të frenuar përhapjen e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

1448160
Zvicra publikon listën për kufizimet e udhëtimit në 29 vende, Turqia nuk përfshihet

Vendimi i shpallur të enjten nga qeveria federale zvicerane imponon 10 ditë karantinë për të gjithë ata që kthehen në vend pas një udhëtimi në të paktën një prej 29 shteteve të listuara.

Turqia mungon në këtë listë, ku spikasin vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në të cilat po shënohen rekorde ditore të rasteve të konfirmuara, Republika Federative e Brazilit – e cila konsiderohet epiqendra e re e pandemisë, si dhe Federata Ruse dhe Mbretëria e Suedisë – dy vende që vazhdojnë të kenë një nivel të lartë rastesh të reja me koronavirus.

Përveç vendeve të lartpërmendura, në listën e qeverisë zvicerane përfshihen gjithashtu shtete të tilla si Arabia Saudite, Katari, Azerbajxhani, Armenia, Serbia, Iraku, Izraeli, Kili dhe Peruja.

Kufizimet e hyrjes në Zvicër pritet të jenë në fuqi deri më 20 korrik, datë pas së cilës Zvicra pritet të zbatojë rregullat e Bashkimit Evropian.



Lajme të ngjashme