Tunizia mbështet zgjidhjen politike në Libi

Ministri i Punëve të Jashtme të Tunizisë, Nureddin er-Ray në bisedën telefonike me homologun libian, Muhammed et-Tahir Seyyale vuri theksin në zgjidhjen politike në Libi.

1447640

Në deklaratën me shkrim në llogarinë e medias sociale “Facebook” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë shkruhet se në bisedë, ministri i Punëve të Jashtme të Tunizisë theksoi se vendi i tij mbështet qeverinë legjitime dhe zgjidhjen e krizës me rrugë politike.

Edhe Kryeministri i Libisë, Fayez Es-Serraj në bisedën telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres i kishte bërë të ditur këtij të fundit angazhimin për bisedimet e komisionit të përbashkët ushtarak 5+5 dhe zgjidhjen politike të bazuar në zgjedhje.  

Lajme të ngjashme