Libi – Mishri dhe Bugeja diskutojnë efektet e sulmeve të Haftarit në Tripoli

Presidenti i Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë, Khalid al-Mishri, diskutoi të enjten me ambasadorin e BE-së në Tripoli, Alan Bugeja, ndikimin e sulmeve në kryeqytet nga lideri i forcave të armatosura ilegale në lindje të vendit, Khalifa Haftar.

1447873
Libi – Mishri dhe Bugeja diskutojnë efektet e sulmeve të Haftarit në Tripoli

Siç bën të ditur Këshilli i Lartë i Shtetit përmes një komunikate të shkruar, Al-Mishri u takua në Tripoli me ambasadorin Bugeja.

Gjatë takimit u morën në shqyrtim dëmet e shkaktuara në infrastrukturën dhe pronat e civilëve në kryeqytet për shkak të sulmeve të Haftarit, krimet kundër njerëzimit duke u fokusuar veçanërisht në varret masive të zbuluara në Tarhuna, si dhe minat e kurthuara nga milicët e Haftarit në zonat e banuara nga civilët në jug të Tripolit përpara se ata të tërhiqeshin të detyruar nga ofensiva e ushtrisë libiane.

Ata diskutuan gjithashtu “rolin e BE-së në suksesin e nismave politike në Libi”.



Lajme të ngjashme