COVID-19 (2 korrik) – Mbi 10,8 milionë raste, gati 520 mijë viktima dhe mbi 6 milionë të shëruar

E përballur që prej dhjetorit të kaluar me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), bota kaloi dy pragje simbolike: më shumë se 500.000 të vdekur dhe 10.000.000 raste.

1447549
COVID-19 (2 korrik) – Mbi 10,8 milionë raste, gati 520 mijë viktima dhe mbi 6 milionë të shëruar
Korona.jpg
koronavirus fransa.jpg
KORONA SÜPER

Koronavirusi i ri vazhdon të shkaktojnë viktima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka filluar të rishfaqet në Kinë.
Sipas të dhënave zyrtare, 519.272 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe janë regjistruar zyrtarisht 10.819.762 raste deri më tani.

Numri i të vdekurve të regjistruar në botë është dyfishuar në më pak se dy muaj (250.000 më 5 maj) dhe 50.000 të vdekur janë regjistruar këto 10 ditët e fundit.

Evropa është kontinenti që numëron më shumë të vdekur nga COVID-19, 196.086 viktima për 2.642.897 raste. Ajo ndiqet nga Amerika e Veriut me 171.270 të vdekur për 3.247.323, Amerika e Jugut me 111.640 të vdekur për 2.473.164 raste, Azia me 58.064 të vdekur për 2,376,673 raste, Afrika me 10.443 të vdekur për 421.459 raste dhe Oqeania me 133 të vdekur për 9.643 raste.



Lajme të ngjashme