Siri – Si pasojë e zjarrit të hapur nga regjimi i Esadit humbi jetën një vajzë 10-vjeçare

Një vajzë 10-vjeçare, e cila mblidhte barishte në nënprefekturën Bab në veri të Sirisë, humbi jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga zona e kontrolluar nga ana e regjimit të Esadit.

1447052
Siri – Si pasojë e zjarrit të hapur nga regjimi i Esadit humbi jetën një vajzë 10-vjeçare

Një vajzë 10-vjeçare, e cila mblidhte barishte në nënprefekturën Babveri të Sirisë, humbi jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga zona e kontrolluar nga ana e regjimit të Esadit.

Elementët e regjimit të Esadit të dislokuar në vendbanimin Tedif në zonën rurale në jug të nënprefekturës Bab, hapi zjarr ndaj civilëve, të cilët kishin dalë për të mbledhur barishte.

Në këtë sulm humbi jetën një vajzë 10-vjeçare.

Forcat e regjimit në Tedif herë pas here kryejnë sulme ndaj civilëve në rrethin e Babit, i cili u çlirua nga organizata terroriste DAESH më 23 shkurt 2017 me Operacionin “Mburoja e Eufratit”.

 


Lajme të ngjashme