Pentagoni do të vazhdojë të punojë me kompanitë turke për avionët F-35

Pentagoni njofton vazhdimin e kontratave deri në fund të vitit 2022 me kompanitë turke për prodhimin e pjesëve për avionët F-35.

1446680
Pentagoni do të vazhdojë të punojë me kompanitë turke për avionët F-35

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar se do të vazhdojë të punojë me kompanitë turke deri në vitin 2022 për disa pjesë të avionit të përbashkët luftarak F-35.

Jessica Maxwell, një zëdhënëse e Pentagonit, tha se 139 pjesët e prodhuara nga kompanitë turke për avionët F-35 do të vazhdojnë të prodhohen gjatë gjithë vitit 2022.

“Partnerët tanë industrial do të ekzekutojnë kontratat e tyre të vazhdueshme. Në këtë pikë, programi F-35 u përpoq të shmangte anulimet e kushtueshme, të çorganizuara dhe të panevojshme të kontratës”, bëri të ditur zëdhënësja Maxwell.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në korrik të vitit të kaluar pezulluan partneritetin e Turqisë në programin e F-35-ës, pasi kjo e fundit bleu nga Rusia sisteme të mbrojtjes raketore S-400.

Sidoqoftë, ShBA nuk i ndërpreu kontratat ekzistuese për kompanitë turke për të prodhuar pjesë të caktuara, dhe këtyre kompanive u lejua të vazhdojnë të furnizojnë pjesë deri në fund të këtij viti derisa të gjenden furnizuesit e rinj.

Për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit u përjetuan ndërprerje serioze në prodhimin e pjesëve të F-35-ës.

Kompanitë turke po prodhojnë më shumë se një mijë pjesë për avionët F-35.

 


Lajme të ngjashme